[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Barcelona e ka konfirmuar që sulmuesi Martin Braithwaite do t’i nënshtrohet operimit në gjurin e tij të majtë, ku raportohet se lëndimi i tij do ta mbajë atë jashtë fushave të paktën për gjithë vitin 2021.
30 vjeçari kishte kërkuar që të zëvendësohej gjatë fitores së Barcelonës prej 2:1 kundër Getafes, pasi që kishte dhimbje në gjurin e tij të majtë.“Sulmuesi danez do t’i nënshtrohet një operimi në gjurin e majtë gjatë ditëve në vazhdim. Klubi do të publikojë lajme të reja rreth lëndimit pasi që të ketë përfunduar procesin e operimit”, shkruante në komunikatën zyrtare të klubit të Barcelonës.
[the_ad id="78756"]