[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Në pasditen e djeshme, ekipi i zjarrfikësve ka shkuar që ta fikë një zjarr në fshatin Qubrel të Skenderajt, mirëpo te vendi i quajtur “Përroi i Keq” ata hasën në një veturë.
Burimet e Sinjalit njofotjnë se pas marrjes së të dhënave, Policia ka vërtetuar se i njëjti automjet është raportuar si i vjedhur një ditë më parë në fshatin Klodernicë të të njëjtës komunë.
[the_ad id="78756"]
Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se automjeti nuk ka pasur asnjë dëm dhe i është kthyer pronarit.