Tashmë kur kanë filluar të ftohën “gjakrat” pas perfundimit të zgjedhjeve lokale në Komunën e Skenderajt dhe kur shikohët se çka kanë prodhuar këto zgjedhje, nuk din çka duhët thënë tjetër veq “Zoti e bëft hajr”.
Shkruan: Rajoni.org
Nese këtu nuk po merremi me të parin e komunës; por me asamblen Komunale të Skenderajt një surpriz e mirë apo e keqe ka ndodhur.
Asambleistët të cilët për katër vite kanë qenë më të zëshmit në mbrojtje të interesave të qytetarëve kanë mbëtur jashtë asambles, ndërsa aty kanë zënë vend njerëz të cilët për katër vite më radhë nuk e kanë foluar asnjë fjalë apo disa prej tyrë këtë e kanë bërë vetëm gjatë dy muajve të fundit ku krejt logjika ka qenë vardisja e strukturav të partis në njerën anë dhe kryetarit Jashari në anën tjetër.
Ironia këtu është së të njejtit që ‘vardisjen’ e kishin profesion, kanë dalë ndër asamblistet më të votuar nga dy taborrët, pra si në PDK por edhe në partin nga brumi i njëjt, IDEAL. Këtu s’mbetet gjë për të thënë përveç ‘Zoti e bëft hajr’
Portali rajoni.org me poshtë ju sjell asamblistët me aktiv dhe asamblistet qe nuk kanë folur asnjëherë. Burimi – IQS