Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    ZRrE nuk pranon vendimin e gjykatës, njofton se faturat e prillit do ua dorëzoj qytetarëve me rritje

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Përkundër pezullimit nga gjykata, Rregullatori i Energjisë thotë se faturat e prillit do të jenë ‘me rritje’

    Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike. Megjithëkëtë, tarifat e muajit prill, qytetarëve do u shkojnë me rritje. Kështu kanë deklaruar zyrtarisht nga ZRrE.

    [the_ad id="78756"]

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të ankohet në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të shtyrë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

    “U njoftojmë se ZRRE-ja, ende nuk e ka pranuar aktvendimin në lidhje me vlerësimin e kërkesës së palës paditëse, për shqyrtimin dhe vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dep. Për Çështje Administrative. ZRRE ju njofton se mbështetur në dispozitat ligjore të nenit 23 par. 2 Nenin 49 par. 1 dhe 2 lidhur me Nenin 63 të LKA-së, lidhur me Nenin 176 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (Ligjin Nr. 03/L – 006) do të parashtrojmë ankesë brenda afatit ligjor pranë Gjykatës së Apelit. Për informimin tuaj sipas Nenit 176 par. 2 të LPK-së, definohet se: Ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim”.

    Tutje nga ZRRE kanë thënë për Periskopin se vendimi i Gjykatës nuk është i plotfuqishëm akoma.

    “Përderisa kjo çështje pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për Konfliktet Administrative ku përcaktohet se : “Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme”.

    ”ZRrE, gjatë gjithë kohës ka vepruar dhe vepron në pajtim të plotë me obligimet ligjore dhe Kushtetuese, dhe çdo vendim të Gjykatave e ka zbatuar dhe do ta zbatojë me kohë, pasi të njëjtat ta marrin formën e prerë dhe të bëhen të ekzekutueshme”, thuhet tutje në përgjigjeni ZRrE.

    Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    “Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të apditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”.

    Më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat janë më të shtrenjta për 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat/ orë në muaj.

    Kjo sasi e energjisë shpenzohet nga shumica e konsumatorëve që nuk kanë burime tjera të ngrohjes përpos rrymës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.