I lajmëruar me pompozitet se afaristët nga Zvicrra janë të interesuar për të investuar në klubin e KF Drenicës por deri tani nuk ka nodhur, shkruan rajoni.org.
Sipas burimeve të sigurta të rajonit brenda këtij klubi, invesitorët Zvicerran qe kanë pasur për qellim ringjalljen e klubit me investime; ata tani janë terhjekur përfundimisht edhe pse për këtë nuk ka kurrfarë njoftimi zyrtar nga komuna.
Dihet se Klubi në sezonin e kaluar kishtë pasur telashe të medha financiare dhe se lojtareve u kishtë mbetur borq me disa paga andaj investitorët ishin parë si shpetim për ta nxjerr klubin nga situtata e vështirë .
Të njejtat burime thonë se shumë shpejt pritet të konstituohen organet drejtuese të klubit dhe se pretendente kryesore për presidente të klubit është afaristja e njohuar e kësaj anë, Mihan Kodra-Bekteshi e cila përveç si bizesmene njihet edhe si person e afërt me pushtetin aktual në Skenderajt, njëherit zyrtare e PDK-së në Skenderaj dhe e njejta kishtë qenës në listen për deputete nga kjo parti.
Portali rajoni.org rreth zhvillimeve në klub ka pyetur zyrtaret e klubit të cilët kanë refuzuar të përgjigjen ndërsa zyrtari i Komunës se Skenderajt, Amir Lushtaku ka deklaruar se ende nuk ka pergjigjje konkrete nga biznisment zvicerran për të investuar në klub.
“Nuk kemi diçka zyrtare. Ende nuk është vendosur për kryesinë e re të klubit. Sa i përket negociatave me zviceranët; komuna me përkushtim ka ofruar mbështetje të plotë dhe partneritet, megjithatë të njëjtit nuk kanë kthyer ndonje përgjigje konkrete për të investuar në klub”, ka thënë Lushtaku për rajonin.