Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj.
Klubi i Llapit, dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme.
[the_ad id="78756"]
Llapi, Kolajn e falenderon për angazhimin e deritanishëm si dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës.
