[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Është marrë vendimi për shtyerjen e ndeshjeve të fundjavës në Premier League, pas vdekjes së mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II.
“Në një takim në mëngjesin e sotëm, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Për të nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe në shenjë respekti, raundi i ndeshjes së kësaj fundjave në Premier League do të shtyhet, duke përfshirë lojën e së hënës në mbrëmje. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me ndeshjet e Premier League gjatë periudhës së zisë do të sigurohen në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Premier Leagues në Facebook.
Mbretëresha Elizabeth vdiq dje në mbrëmje për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ditëve të fundit.
[the_ad id="78756"]