Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të hënën sërish ka deklaruar se zëvendësimi i orëve të humbura, është i domosdoshëm.
Për një gjë të tillë nuk janë dakord, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
SBASHK po këmbëngul që të mos i zëvendësojë orët e humbura të mësimit nga greva.
Anëtari i kësaj sindikate, Ahmet Pllana deklaroi se zëvendësimi i orëve, nuk do të ndodhë.
Pllana shprehët optimist për mos ndalimin e pagave për mësimdhënësit nga MASHT-i.
“Ne e kemi thënë at vendimin tonë nuk kemi tjetër. O hiç, hiç të shtunën nuk do të zëvendësohen orët mësimore. Nuk besoj që do të ndalët paga për mësimdhënësit, mbas kontratës kolektive jemi marr vesh se nuk kemi pas bashkëpunim të themelimit të kalendarit ata e kanë bërë në mënyrë të njëanshëm nuk ka qenë prezent SBASHK-u e as komunat që janë përgjegjëse dhe ne e kemi marr ketë vendim që të shtunave nuk punohet”, tha Pllana.